Efektivët e Forcave të Armatosura

Politikë

Xhaçka në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara: Nderim për burrat dhe gratë që sakrifikojnë jetë për të sjellë paqe

29 Maj 2021, 14:23| Përditesimi: 29 Maj 2021, 14:27

  • Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, ka nderuar të gjithë burrat dhe gratë që rrezikojnë jetën e tyre për të sjellë paqe dhe stabilitet në popullsitë që vuajnë nga lufta dhe konfliktet.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, ministrja ka publikuar edhe foto të Efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilat kanë shërbyer e po shërbejnë prej vitit 2019 në misionin paqeruajtës të OKB në Sudanin e Jugut.

“Nderim sakrificës së tyre!”, shkruan Xhaçka në postim.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?