Mike Pompeo dhe Olta Xhacka

Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare, Pompeo: Partnere e fortë, presim zgjerim të lidhjeve SHBA-Shqipëri! Ministrja: E lumtur që do luaj këtë rol modest

30 Dhjetor 2020, 19:08| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 19:59

  • Share

Për emërimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme ka reaguar sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Përmes një postimi ai thotë se e ka pritur me kënaqësi lajmin e emërimit të saj në këtë detyrë, duke theksuar se ajo ka qenë një partnere e fortë kur ka qenë ministre e Mbrojtjes. Në mesazhin e tij, Pompeo shton se shpreson që të punojnë me Xhaçkën për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri, ndërsa kjo e fundit po shkon drejt BE-së. 

"Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin se Olta Xhacka është Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partner i fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE", thotë Pompeo.

Ministrja ka reaguar duke e falenderuar sekretarin Amerikan të Shtetit për fjalët, ndërsa shkruan se është krenare për miqësinë midis dy vendeve dhe se ndihet e lumtur që do të luajë këtë rol për ta bërë partneritetin më të fortë.

Xhaçka është emëruar në këtë detyrë, pasi Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen. Kurse në ministrinë e Mbrojtjes, në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi. Këto ndryshime kanë ardhur pak muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Kujtojmë që më herët ndryshime ka pasur edhe në Ministrinë e Brendshme dhe të Bujqësisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj, pas protestave për Klodjan Rashën, të riun që u vra nga policia, në krye të ministrisë së Brendshme erdhi Bledi Çuçi, teksa te Ministria e Bujqësisë u emërua Milva Ekonomi.

Ora 19:49
Xhaçka-Pompeos: Krenare për miqësinë midis dy vendeve! E lumtur që do luaj këtë rol modest për ta bërë partneritetin më të fortë

Pasi Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e Olta Xhaçkës si ministre të Jashtme, kjo e fundit ka reaguar duke e falenderuar Sekretarin Amerikan të Shtetit për fjalët e tij.

Xhaçka shkruan se është krenare për miqësinë midis dy vendeve dhe se ndihet e lumtur që do të luajë këtë rol për ta bërë partneritetin më të fortë.

"Faleminderit Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë do të thonë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për SHBA dhe Shqipërinë, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë", shkruan Xhaçka.

Ndër të tjera në këtë mesazh Xhaçka i ka uruar edhe ditëlindjen Pompeos

"Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik! Në një shënim tjetër, Z. Sekretar, më lejoni t'ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje shumë të lumtur", shton ajo.

Komento

Komente

  • Mandi: 31/12/2020 05:37

    Kjo te kujton te madhin Kadri Roshi ne dialogun me Sali Protopapen, qe para se te shkonte ne ate bote i kerkoi ti merrte ere menderes....

    Përgjigju
  • Popeo: 30/12/2020 20:55

    Lavdi Marksizem-Leninizmit Rrofte mbesa e Profesorit

    Përgjigju
    • Ilo: 30/12/2020 23:18

      E c'lidhje kishte kjo me marksizem leninizmin? Ajo nuk i tha te henksha mutin o idiot. I ka kthyer nje pergjigje mese normale. Ah kush flet per marksizem leninizem o zot harrova une qe ju shqupistave sju ndahet shpirti nga lideri shpirteror sali komunist spiun berisha prandaj ja dini rradhen kaq mire leninizmit ju

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?