Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe gazetarja e BBC

Politikë

Xhaçka krah për krah me gazetaren e BBC: E jashtëzakonshme që në kohë të vështira mund t’i ofroje strehë shumë grave e vajzave afgane

6 Shtator 2021, 09:58| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 10:08

  • Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar një fotografi krah për krah me gazetaren e njohur të BBC, Yalda Hakim sipas së cilës është një burim frymëzimi në misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.

Në një kohë kur kemi hapur dyert e shtëpisë tej për tej, për afganët të cilët jetonin me frikë në vendin e tyre, Xhaçka është shprehur se Shqipëria është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar.

Gazetarja e njohur, ditën e djeshme është pritur në zyrë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte një nder të punonte me Yalda Hakim për strehimin e 59 afganëve përmes Fondacionit të saj dge largimin nga “ferri”, Afganistanin, të fëmijëve, grave dhe burrave.

Ajo në një intervistë ekskluzive për Report Tv, të zhvilluar ditën e djeshme nga Shëngjini ku ka vizituar afganët që organizata e themeluar prej saj, ka premtuar se këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve do t'ia rrëfejë të gjithë botës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipe: 06/09/2021 08:07

    Si nuk u vjen turp pushtetarëve tanë ti japin kaq rëndësi dhe madre të pozojnë me një gaetano të thjeshtë e çfarë kanili qoftë ai.Kjo nuk është politikë por humbje digitati nga ana e tyre,dhe humbje respekti karshi meje(flas për vetën time)që I votoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?