Olta Xhaçka dhe Yuri Kim

Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit: Mundësi transformimi të një projekti model të NATO-s!

10 Korrik 2020, 18:52| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 19:11

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar bashkë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësohet mundësia e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.

Me anë të një postimi në Facebook ajo ka shpërndarë disa foto nga vizita.

Ministrja tha se së bashku me Yuri Kim  kanë bërë një udhëtim në Gjirin e Vlorës që u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.

"Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s. Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.

Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura", ka shkruajtur Xhaçka.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?