Xavi Hernandez

Xavi këshillon trajnerin e ri të Barcelonës: Ka për t'i ndodhur e njëjta gjë si me mua

30 Janar, 17:15
  • Share

Xavi Hernandez nga qershori 2024 nuk do jetë më trajner i Barcelonës. Humbja 3-5 kundër Villarreal në fundjavë, 'derdhi kupën e mbushur' dhe për këtë arsye trajneri vendosi të dorëzohet, edhe pse legjendë e klubit.

Për këdo që do e pasojë në stol, Xavi ka një mesazh, ose më saktë një paralajmërim, se do i ndodhë e njëjta situatë si e tij.

"E njëjta gjë do t’i ndodhë atij, e njëjta ndodhi me Guardiolën dhe me mua. Ky është problemi, do t’i ndodhë edhe atij”, ka thënë Xavi fillimisht.

Ish-mesfushori më pas tregon se largohet nga ekipi me ndërgjegjie të pastër për atë që ka bërë.

"Këshilla ime është që të jesh i natyrshëm, të bëjë atë që e ndjen dhe të mos lejojë veten që të ndikohet nga komentet e të tjerëve. Kjo është çfarë kam bërë unë dhe jam krenar. Ëndrra ime ishte që të jem trajner i Barcelonës, të luaj futboll të mirë dhe të fitoj ndeshjet dhe kjo është arritur, jo këtë sezon, por unë largohem me një ndërgjegje të pastër”, shtoi ai.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?