Jurgen Klopp, Xabi Alonso dhe Ruben Amorim

Xabi Alonso konfirmon zgjatjen e kontratës me Leverkusen, Liverpool hedh sytë nga trajneri portugez

29 Mars, 12:15| Përditesimi: 29 Mars, 14:12

  • Share

Jurgen Klopp do jetë pjesë e stolit të Liverpool edhe për disa muaj, teksa qershori e sheh larg nga "Anfield Road" pasi ai vendosi të dorëhiqej në fundin e këtij sezoni.

Tanimë të kuqtë janë në kërkim të një emri të ri për stolin dhe deri dje më i favorizuari ishte Xabi Alonso. Trajneri i Bayer Leverkusen po dërgon "Aspirinat" drejt titullit të parë të Bundesligës për ta në histori, duke lënë pas dhjetë pikë gjigantët e Bayern Munich.

Vetë Alonso ka konfirmuar se do rinovojë me Leverkusen. "Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen time. E kam shfrytëzuar këtë kohë pushimi ndërkombëtar për të reflektuar më mirë. Javën e kaluar pata një takim me drejtuesit, i informova ata për vendimin tim për të vazhduar të jem trajner i Bayer Leverkusenit", tha spanjolli.

Diçka e tillë ka sjellë një efekt "domino", me Liverpool që ka hedhur vështirmin në Portugali për trajnerin e ri.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin e Sporting Lisbonës, Ruben Amorim. Ish-lojtari portugez është në stolin e Sporting që nga viti 2020. Me klubin nga Lisbona ai fitoi një kampionat, dy Kupa dhe një Superkupë të Portugalisë dhe është në garë për të fituar një tjetër titull kampion.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?