‘X’ mbledh të dhënat biometrike, politikë të re për privatësinë e përdoruesve

1 Shtator 2023, 17:06| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 22:39

  • Share

Ish-platforma Twitter, tashmë e njohur si “X”, do të mbledhë të dhënat biometrike të përdoruesve të saj.

Konkretisht, rrjeti social do të mbledhë fotografitë e fytyrës së përdoruesve, në kuadër të një prej politikave të tij për përditësimin e privatësisë.

Personat e regjistruar në shërbimin “X Premium” mund të zgjedhin të ofrojnë krahas fotos një selfie për verifikim, raporton BBC.

Politika e re e privatësisë do të hyjë në fuqi më 29 shtator.

"Ne mund të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale (të tilla si historia juaj e punësimit, historia e arsimit, preferencat e punësimit, aftësitë, aktiviteti i kërkimit të punës dhe angazhimi, etj.) për të rekomanduar punë të mundshme për ju, për t'i ndarë me potencialin e punëdhënësit kur aplikoni për një punë,  për t'u mundësuar punëdhënësve të gjejnë kandidatë të mundshëm dhe t'ju tregojnë reklama më të përshtatshme”, tha Elon Musk.

Gjithashtu spekulohet se platforma e komunikimit online mund të ofrojë shërbime rekrutimi.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?