Futbollistët e Egnatias

‘X’ bëhet modë në Superligë, 4 nga 5 sfida pa fitues! Egnatia vijon +3 pikë nga Partizani

12 Dhjetor 2023, 10:37| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 10:39

  • Share

Në Superligë luhet për barazim. Java e 16 tregoi edhe njëherë se skuadrat kanë më shumë frikë të humbasin sesa të fitojnë. Kjo sepse 4 nga 5 ndeshjet u mbyllën pa fitues, përfshirë edhe dy takimet e së hënës. Partizani në Arenën e Demave barazoi 1-1 kundër Skënderbeut, falë Cristian Mba, i cili zhvlerësoi golin e Merlin për korçarët në fundin e pjesës së parë. Për Partizanin ky ishte barazimi i pestë rradhazi, por megjithatë diferenca me Egnatian kryesuese mbeti e pandryshuar.

Rrogozhinasit vijojnë të udhëheqin me tre pikë më shumë, pasi po të hënën barazuan 2-2 kundër Teutës. Në Niko Dovana Teuta kaloi në epërsi në minutën e 96 me Karabecin, por atëherë kur pritej përfundimi i sfidës, Musta shokoi durrsakët në minutën e 97 duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Dy barazimet e tjera u shënuan në sfidat mes Laçit dhe Tiranës, që u mbyll me shifrat 2-2 si dhe Erzeni-Kukësi 0-0. E vetmja që mori tre pikët këtë javë ishte Vllaznia që fitoi 3-1 kundër Dinamos. Pas 16 javësh në Superligë Teuta vijon e fundit me 15 pikë, 2 më pak se Laçi, Erzeni dhe Kukësi.

Përballje shumë interesante të hënën pati edhe në Kategorinë e Parë ku Elbasani që synon ngjitjen në Superligë mposhti 0-1 Apoloninë, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve, 6 më pak se Bylisi kryesues. Sakaq edhe Vora mori një fitore të rëndësishme kundër Flamurtarit me rezultatin 3-1. Për pasojë Vora u ngjit në vendin e tretë, duke parakaluar Flamurtarin pavarësisht se janë me pikë të barabarta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?