Të rinjtë e Wuhan-it në klubet e natës

Wuhan, vendi që u regjistrua rasti i parë me COVID-19/ 1 vit më pas të rinjtë tej mbushin klubet e natës, thyejnë çdo rregull

22 Janar 2021, 16:14| Përditesimi: 22 Janar 2021, 16:18

  • Share

WUHAN, KINË- Një vit pasi në Wuhan, qytetin e Kinës në të cilin është shfaqur rasti i parë me COVID-19  dhe pas periudhës së gjatë të karantinës të rinjtë e vendit tej mbushin klubet e natës.

Ndërkohë pjesa tjetër e botës vazhdon betejën e vështirë me luftën kundër koronavirusit.

Kina ka filluar përsëri jetën “normale” prokovidiane, duke rihapur tregjet dhe çdo aktivitet tjetër të mëparshëm.

Situata gjatë darkave në Wuhan është edhe më e “shfrenuar” pasi të rinjtë e saj tej mbushin klubet e natës, duke thyer çdo rregull për sa i përket pandemisë.

Ndërkohë që jeta ka vazhduar normalisht, mendohet se Kina është duke kamufluar një përhapje përsëritëse të COVID-19 në vend.

Numri total i raportuar i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 88.804, ndërkohë që numri i viktimave është 4.635 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, por megjithatë Kina mendohet se mbulon shifrat reale.

Qytetarët duke ecur me maska në rrugë

Të rinjtë e Wuhan-it në klubet e natës

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?