Jeta e tij është mision për t’i bërë njerëzit të qeshin. Megjithatë pak e kuptojnë, por për të arritur të bëjë njerëzit të qeshin, artistit i është dashur të kalojë shumë peripeci.
Zef Deda ka dhuruar emocione të forta në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv teksa tregon për çmimin e marrë jashtë vendit dhe faktin që për këtë çmim është informuar disa vite më vonë, nëpërmjet ambasadës shqiptare në Gjermani.
Por, kjo nuk është ajo që dhemb më shumë artistit. Ai ka thënë se aktorët shqiptarë janë munduar të bëjnë role shumë të mira, madje puna e tyre mund të krahasohet me artistët e huaj që kanë famë ndërkombëtare.
“Boll e zorshme është të marrësh një çmim dhe mos ta dish. Por kjo nuk më ka prekur aq shumë sa më ka prekur vetë sistemi, se është sistemi I tillë me të cilin ishim mësur, diku do ta ‘haje gozhdën’. Por ne kishim një pasion të jashtëzakonshëm për skenën. Shumë artistë kanë ikur, sot kanë humb jetën. Kur një njeri ishte aktor i fortë, thonin hiqe qafe se po na merr njerëz me vete dhe po na mohon dhe ne. Ka qenë një skandal!”shprehet në “Rreze Dielli” aktori i humorit.
Lajmi kryesor:
Aktori i humorit mesazh të fortë atyre që vendosin të largohen: Ata që mërziten me Shqipërinë…
D.M.//ReportTv.al
O Zef ju artistet I keni dhene shume popullit shqiptare,ju ishit fryma e kombit,ju ishit adrenaline e vitit te ri por kjo nuk zgjati shume,ju ishit numer njesh populli mezi priste te te shikonte humorin tend te bukur te hershme.por ishta koha e Enver Hoxhes athere ndaj u harruat,tani kujdesu per pleqerine dhe qofte ajo e mbare dhe e bardh per Ty,ti do vdesesh por Jo shoku xhemal Jo nuk vdes kurre.
Përgjigju