Wizz Air, tre destinacione të reja nga muaji korrik, fluturime drejt Francës, Gjermanisë e Polonisë! Shton avionin e 9, çmime duke filluar nga 19.99 €

31 Mars 2022, 17:05| Përditesimi: 1 Prill 2022, 13:01

  • Share

Kompania Ajrore Wizz Air, zgjeron me 3 destinacione të reja fluturimet nga Tirana.  Lioni i Francës, Nurenburgu i Gjermanisë dhe Varshava e Polonisë, vijnë më afër Shqipërisë, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar, “Nënë Tereza”, me tarifa mjaft të ulta që fillojnë nga 19.99  euro.

Evelin Horvath, oficere e rrjetit në Wizz Air Group tha se krahas këtyre destinacioneve, flotës së kësaj kompanie me bazë në Rinas, në muajin korrik, do t’i shtohet edhe një avion i ri, duke e çuar numrin e tyre në 9.

 “Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air në Shqipëri, me futjen e avionit të nëntë në bazën tonë në Tiranë. Me këtë njoftim ne po shtojmë tre destinacione të reja të rëndësishme: nga Tirana në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Ne jemi të sigurt se tarifat ultra të ulëta të Ëizz Air dhe rrjeti i shkëlqyer i linjave, do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë. Avionët tanë modernë, si dhe masat tona të zgjeruara mbrojtëse, do të sigurojnë kushtet më të mira e të shëndetshme për udhëtarët, ndërsa operojnë me gjurmën më të ulët mjedisore.”, tha Evelin Horváth, oficere e rrjetit në Ëizz Air Group.

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, teksa i cilësoi këto ngjarje të veçanta, tha se aeroporti i Rinasit, po i nënshtrohet rikonstruksionit për zgjerimin e kapaciteteve.

Në këto moment jemi në fazën e zhvillimit të kapaciteteve në aeroport.  Zgjerimi i fazës së aeroportit në 4 faza e cila kulmon me akomodimin e 6.4 milion pasagjerëve në vitin 2025-2026. Ne sot jemi në fazën që po rrisim kapacitetet e pajisjeve që i duhen avionit për tu procesuar, jemi në fazën që po implementojmë pajisje të reja që janë më të shpejta. Pajisjet e sigurisë janë më të shpejta. Hapësirat për pasagjerët po rriten. Kemi zvogëluar kohën maksimale të qëndrimit të pasagjerëve në terminal. Shqipëria është I vetmi vend në Europë për rritje të trafikut ajror. Wizz air, ka lançuar kërkesa për punë. Ne jemi shumë të gatshëm. Kush do të punojë në fushën e aviacionit është i mirëpritur të aplikojë për punë”, tha drejtori i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj.

Wizz Air filloi fluturimet në Shqipëri në Prill 2017 dhe ka transportuar mbi 2.2 milionë pasagjerë. Së bashku me 3 shërbime të reja, kjo kompani tani ofron 41 linja në 14 vende nga Tirana.

 “Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air në Shqipëri, me futjen e avionit të nëntë në bazën tonë në Tiranë. Me këtë njoftim ne po shtojmë tre destinacione të reja të rëndësishme: nga Tirana në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Ne jemi të sigurt se tarifat ultra të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyer i linjave, do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë. Avionët tanë modernë, si dhe masat tona të zgjeruara mbrojtëse, do të sigurojnë kushtet më të mira e të shëndetshme për udhëtarët, ndërsa operojnë me gjurmën më të ulët mjedisore. Ne i mirëpresim pasagjerët në bord, që të shijojnë shërbimin tonë të shkëlqyer.”, tha Evelin Horváth, oficere e rrjetit në Wizz Air Group.

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, teksa e cilësoi si ngjarje të veçantë stacionimin e avionit te 9 ne bazën e tyre ne Rinas, tha se aeroporti po i nënshtrohet rikonstruksionit për zgjerimin e kapaciteteve.

"Në këto moment jemi në fazën e zhvillimit të kapaciteteve në aeroport. Zgjerimi i fazës së aeroportit në 4 faza e cila kulmon me akomodimin e 6.4 milion pasagjerëve në vitin 2025-2026. Ne sot jemi në fazën që po rrizim kapacitetet e pajisjeve që i duhen avionit për tu procesuar, jemi në fazën që po implementojmë pajisje të reja që janë më të shpejta. Pajisjet e sigurisë janë më të shpejta. Hapësirat për pasagjerët po rriten. Kemi zvogëluar kohën maksimale të qëndrimit të pasagjerëve në terminal. Shqipëria është I vetmi vend në Europë për rritje të trafikut ajror. Wizz air, ka lançuar kërkesa për punë. Ne jemi shumë të gatshëm. Kush do të punojë në fushën e aviacionit është i mirëpritur të aplikojë për punë”, tha drejtori i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj.

Wizz Air filloi fluturimet në Shqipëri në Prill 2017 dhe ka transportuar mbi 2.2 milionë pasagjerë. Së bashku me 3 shërbime të reja, Ëizz Air tani ofron 41 linja në 14 vende nga Tirana. Kjo kompani u shpall një nga dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, e vetmja agjenci e vlerësimit të sigurisë dhe produkteve, si dhe “Linja ajrore e vitit 2020” nga ATW.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?