Casper Ruud dhe Liam Broady

Wimbledon nis me surpriza, eliminohet numri katër i renditjes botërore

7 Korrik 2023, 13:59
  • Share

Wimbledon, turneu më i famshëm i tenisit që po zhvillohet në Londër ka vijuar në raundin e dytë me surpriza. Numri katër i renditjes botërore, Casper Ruud u eliminua nga britaniku Liam Broady pas 3 orë e 28 minutash lojë.

Numri 142 në renditjen botërore e mposhti Ruud me shifrat 3-2, me 29-vjeçarin që tregoi qysh në setin e parë se dueli do kishte surpriza. Seti i parë shkoi në favor të Broady me shifrat 6-4 ndërsa në dy setet pasardhëse, Ruud ia doli të përmbyste duke i fituar ato 3-6 dhe 4-6.

Kur u duk se sfida do të shkonte në favor të norvegjezit, Broady nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe fitoi setin e katërt me shifrat 6-3. Seti i pestë dhe ai finali, nuk pati histori me Broady që dominoi dhe Ruud që iu desh të dorëzohej duke e humbur 6-0.

Edhe këtë sezon, njësoj si një vit më parë, Ruud tregon dobësi në fushën me bar duke u eliminuar po në raundin e dytë. Nga ana tjetër, Broady do përballet sot me kanadezin Denis Shapovalov.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?