Whitney Houston

Whitney Houston do të mbajë një tur muzikor përmes hologrameve

21 Shkurt 2020, 16:40| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 16:48

  • Share

Whitney Houston do të rikthehet me një tur koncertesh më 25 shkurt.

Sipas CNN, kjo do të mundësohet përmes teknologjisë së hologrameve.

8 vite pas vdekjes tragjike, do të jetë holograma e këngëtares së mirënjohur që do të zhvillojë një tur evropian muzikor.

"Tani është koha e duhur. Në frymën e Whitney, unë e di që ne po bëjmë gjënë e duhur", tha Pat Houston, kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares.

Javën e kaluar, disa përfaqësuesve të medieve iu dha një material me titull, "Një mbrëmje me Whitney”, ku shfaqet holograma e Houston në një skenë gati të padukshme me një grup kërcimtarësh që performojnë live.

Për aparencën e hologramit është kujdesur Timothy Snell, i cili ka përzgjedhur veshje që diva e muzikës i admironte, përfshirë ngjyrat dhe shkëlqimin.

“Whitney-t I pëlqente të ishte e sofistikuar dhe e përjetshme dhe ajo shfaqet vërtet e tillë në këtë shfaqje”, tha Snell.

Koncertet do të nisin me Anglinë më 25 shkurt, për të vijuar më pas me SHBA-në.

Disa nga këngët më të njohura të saj janë pjesë programit muzikor si "How will I Know," "Saving All My Love For You," "I will Always Love You," etj.

Gjithashtu edhe hologramet e Tupac and Roy Orbison kanë qenë shumë të suksesshme kur u performuan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?