WhatsApp vjen me një risi që do t’ju shërbejë shumë

2 Nëntor 2022, 20:48| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 20:50

  • Share

Shumë prej nesh kanë gjetur mënyra të ndryshme ër t’i dërguar vetes mesazhe me qëllim që të ruajnë dokumente të caktuara. Mirëpo, mesa duket tani më nuk do të jetë nevoja.

Në përpjekje për ta bërë më të lehtë ruajtjen e linkeve, shënimeve dhe kujtesave, platforma e mesazheve WhatsApp thuhet se po teston një veçori të re, që do t'ju lejojë t'i dërgoni mesazhe vetes më lehtë. Sipas raportit të IANS, WhatsApp tani po kryen një test të vogël duke ndarë "mesazhe me veten" për një grup të përzgjedhur përdoruesish.

Ndërkohë, sipas WABetaInfo, WhatsApp ka të ngjarë të sjellë një veçori të re të privatësisë, në të cilën kompania do të bllokojë aftësinë për të bërë screenshot-e të fotove dhe videove që ndahen në opsionin "Shiko një herë".

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?