WhatsApp sjell opsionin e ri që do t'u pëlqejë shumë përdoruesve

12 Prill 2023, 22:44| Përditesimi: 12 Prill 2023, 22:47

  • Share

Përdoruesit e WhatsApp do të kenë së shpejti një opsion që do t'i lejojë ata të vendosin një "datë skadence" në bisedat e tyre në grupe.

Kjo do të bëhet për të liruar hapësirë, pasi ky aplikacion dihet se zë shumë hapësirë në telefonat tanë, me mesazhe të vjetra të ruajtura prej shumë kohësh.

Gjithashtu, kjo do t'i ndihmojë njerëzit që ta mbajnë aplikacionin më të organizuar, duke hequr bisedat e kaluara të cilat nuk nuk nevojiten më.

Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka caktuar datën e skadencës.

Marrësit e tjerë të mesazheve do të kenë ende akses, derisa të zgjedhin t'i fshijnë gjithashtu ato.

Një përdorues e vuri re funksionin duke përdorur një përditësim ende të papublikuar të WhatsApp që aktualisht është duke u testuar përmes Programit Beta të Google Play.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?