Bie Whatsapp, përdoruesin raportojnë probleme për disa minuta

3 Prill, 20:27| Përditesimi: 3 Prill, 20:55

  • Share

Whatsapp, një nga aplikacionet më të përdorura në botë ka pasur probleme këtë mbrëmje.

Ky aplikacion ka rënë për disa minuta, ndërkohë që përdoruesit nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.

Aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në smartphone. Pas disa minutash aplikacioni iu rikthye normalitetit përsëri.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?