Guardiola dhe Rooney

Wayne Rooney kërkesë të çuditshme: Dua të bëhem ndihmësi i Guardiolës

22 Shkurt, 15:59
  • Share

Wayne Rooney është gati të "tradhtojë" Manchester United dhe të bashkohet me Pep Guardiolën te City nëse do ketë një ofertë të tillë. Ish-golashënuesi i Anglisë dhe legjenda e United tanimë i është futur botës së trajningut dhe duhet thënë se nuk po i ecën mirë.

"Nëse Guardiola më propozon rolin e ndihmësit atëherë do të shkoja pa u menduar dy herë. Ai është trajneri më i mirë në botë, Guardiola bën ndryshime të vogla çdo ditë dhe të tjerët mundohen ta kopjojnë. E shihni çfarë bën Arteta te Arsenal? Shumë gjëra vijnë prej atyre që ai ka mësuar nga Guardiola. Edhe pse unë besoj se përsëri një trajner duhet t’i qëndroj besnik ideve të tij, unë këtë jam munduar të bëj, pavarësisht se më duhet të pranoj se nuk ka shkuar mirë", tha Rooney.

38-vjeçari e la futbollin në 2021 dhe prej asaj kohe ka drejtuar si trajner DC United dhe Derbyn, teksa as te Birmingham nuk i eci duke u shkarkuar në 2 janar të këtij viti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?