Me afrimin e dimrit, ushtarët që luftojnë në Ukrainë do të përballen me sfida të reja, raportojnë mediat e huaja.
Specialisti i IT-së Ilyas thotë se gruaja e tij e cila është pjesë e grupit të vullnetarëve, ka mbledhur shuma parash për të përgatitur rroba për ushtarët që luftojnë kundër rusve.
"Ne pothuajse kemi mbledhur shumat e nevojshme të parave", tha ai, duke shtuar se fondet do të përdoren për të blerë doreza dhe çorape të ngrohta.
Kreu i operatorit kryesor që furnizon me energji elektrike Ukrainën njoftoi sot se ndërprerjet e energjisë elektrike ka të ngjarë të vazhdojnë të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm.
“Unë do të doja që të gjithë ta kuptojnë: ukrainasit ka shumë të ngjarë të jetojnë me ndërprerje të energjisë elektrike të paktën deri në fund të marsit,” tha nëpërmjet një postimi në Facebook Sergej Kovalenko, kreu i ofruesit privat të energjisë YASNO.
Ai u bëri thirrje ukrainasve që të grumbullojnë sa më shumë batanije dhe rroba të ngrohta që të përgatiten për dimrin e gjatë dhe të acartë që i pret.
Lajmi kryesor:
Rusia zyrtarizon tërheqjen nga Këshilli i Evropës! 10 shpërthime në Kherson, 1 viktimë
S.S/ReportTv.al