Vula e PD, Gjykata e Lartë prish vendimmarrjen e Apelit dhe e urdhëron të marrë vendim me trupë tjetër gjykuese

27 Dhjetor 2023, 11:41| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 12:11

  • Share

1683817064_seliablu.jpg

Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rekursin e Rithemelimit për vulën e Partisë Demokratike. Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimmarrjes së Apelit, që e riktheu çështjen në Shkallën e Parë dhe rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës.

Tashmë Gjykata e Lartë urdhëron Apelin që të dalë me një vendim se kujt i takon vula e partisë, Berishës apo Bashës, por çështja do të shqyrtohet me një trupë të re gjykuese.

“Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.


Lajmi kryesor:

Gjykata e Lartë: Vendimin për fatin e vulës së PD duhet ta marrë Apeli! Nëse rrëzohet 'Zhukri', vula i mbetet Bashës! Legjitimohet Alibeaj palë në proces


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?