Vula e PD dhe protesta e Berishës ‘futen’ në parlament! Balla ironi: Ikni se do sillni njerëz! Manja: Revolucioni do të na lërë në pushtet deri në 2030

2 Mars 2023, 15:25| Përditesimi: 2 Mars 2023, 21:43

  • Share

Vendimi i Apelit për fatin e Partisë Demokratike dhe protesta e thirrur nga Sali Berisha para kryeministrisë, që zhvillohen të dyja mesditën e 3 marsit, arritën të depërtonin në mesin e diskutimeve në seancën plenare.

Nga oborri i parlamentit, Berisha e quajti madhështore protestën e ditës së premte, ndërsa tha se nuk ka asnjë arsye për të ndikuar të gjykata për vulën e PD.

“Nesër protesta do jetë madhështore. S’kam asnjë lloj arsye që të ndërhyj në vendimin e gjykatës. Nuk mund të paragjykoj një vendim, i cili nuk ekziston asnjë bazë e vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë”- tha Berisha.

Në sallën e braktisur nga revolucionari Berisha, diskutimet vijuan për çështjen e vulës. Ministrja Olta Xhaçka iu përgjigj deklaratave të një dite më parë të Ish kryeministrit se kjo ka informuar ambasadat për vendimin e gjykatës.

“Ç’punë ka ministri i jashtëm të merret me vulën e PD e di vetëm ai, skam asnjë punë të merrem me punën e PD, por di atë që thonë ambasadoret e huaj, bëjnë habi me zakonin e PD për tu marre me teori komploti”- tha Xhaçka.

Një parashikim, ministrat socialistë dhanë edhe për revolucionin e Berishës dhe Metës.

‘Revolucioni do na lërë në pushtet deri në 2030’- tha Manja.

Protesta e Berishës dhe Metës nesër nis në orën 12 para kryeministrisë ndërsa seanca në Apel që do të vendosë nëse vulën e PD e mban Enkelekjd Alibeaj apo i kalohet ish kryeministrit, do të nisë në orën 11:00.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?