Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiç

Vuçiçi takohet me Lajçakun: Çdo herë e më pak hapësirë për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut

16 Prill, 13:03| Përditesimi: 16 Prill, 13:10

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiç tha se me Lajçakun folën për sfidat, sipas tij në rritje, pozitën e popullit serb dhe ngjarjet në Kosovë.

“Tjetër bisedë e hapur dhe konkrete me Lajçakun për sfidat në rritje, pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe hapësirën gjithnjë e më pak për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”.

“E ritheksova se Serbia me këmbëngulje vazhdon të bëjë një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por gjithashtu theksova se për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkroi Vuçiç.

Më tej ai e quajti Lajçakun “partner i yni i vjetër”, për të cilin tha se “di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin, vendin dhe të vërtetën e saj”.

“Atdhe tjetër nuk kemi dhe nuk mund të marrim rrugë tjetër”, tha ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?