Aleksandar Vuçiç

Vuçiç: Zgjedhje parlamentare dhe lokale në Serbi më 21 qershor

4 Maj 2020, 21:24| Përditesimi: 4 Maj 2020, 21:30

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe lokale në shumicën e qeverive lokale në Serbi do të mbahen në 21 qershor.

Ai është shprehur se pas gjithë kësja kohe ëtë vështirë që kanë kaluar, është e rëndësishme të sigurojnë një atmosferë demokratike dhe të zgjedhin një udhëheqës që do t'i shërbejë interesave të qytetarëve serbë.

"Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në shumicën e qeverive lokale në Serbi do të mbahen në 21 qershor. Pas kësaj kohe të vështirë që kemi kaluar, është e rëndësishme të sigurojmë një atmosferë demokratike dhe të zgjedhim një udhëheqës që do t'i shërbejë interesave të qytetarëve serbë. I uroj të gjithë pjesëmarrësve një fushatë të mirë, sukses në zgjedhje, që ata të jenë të kënaqur me punën e tyre dhe mundësinë për të paraqitur planet dhe programet e tyre", ka shkruar Vuçiç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?