Vuçiç të hënën në Paris,’Le Figaro’: Macron do t’i kujtojë dialogun me Kosovën

6 Prill, 15:03| Përditesimi: 6 Prill, 15:04

  • Share

Vizitën më të afërt presidenti Vuçiç do ta ketë të hënën në pallatin Elizé në Francë.

“Lë Figaro” bënë me dije se Vuçic e Macron do të diskutojnë të hënën në Paris për integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Duke iu referuar deklaratës së Pallatit Elizé, Figaro thekson se Macron do të theksojë që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE.

Po ashtu dy presidentët do të diskutojnë edhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale.

Më pas ata do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp që do të pasohet me një darkë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?