Aleksandër Vuçiç dhe Miroslav Lajçak

Vuçiç takim me Lajçakun në Beograd, kërkon anulimin e vendimit të BQK-së për dinarin

29 Janar, 15:50| Përditesimi: 29 Janar, 15:51

  • Share

1706539784_miro.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Kërkesa e tij erdhi gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Beograd ditën e sotme (29 Janar).

Vuçiç u shpreh se e ka pasur një takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm me Lajçakun.

“E theksova domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht, dhe kërkova mbështetje nga Bashkimi Evropian për ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina”, shkruan Vuçiç në Instagram.

 


Lajmi kryesor:

Lajçak sot në Serbi, takon Vuçiç për dialogun! Nesër në Kosovë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?