Aleksandër Vuçiç

Vuçiç: Serbia nuk do të pranojë njohjen e Kosovës pavarësisht presionit ndërkombëtar

26 Nëntor 2023, 14:46| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 14:51

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i prerë se nuk do të firmosë kurrë njohjen e Kososvës si shtet i pavarur, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve.

Gjatë një deklarate për mediat serbe, Vuçiç është shprehur se “Serbinë e presin javë e muaj të vështirë”, për shkak se nuk do të pranojë kategorikisht propozimin e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës.

“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj, dhe e kam thënë në vendet më të vështira. E thash këtë në fytyrën e Scholzit, Macronit e Melonit. Aty ishin edhe Charles Michel, Borrell e Lajçak. E thash para atyre gjashtëve dhe ua kam thënë edhe më parë”,- ka deklaruar Vuçiç.

Ndër të tjera, ai deklaroi Serbia “vazhdimisht ballafaqohet me standarde të dyfishta dhe hipokrizi”.

Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian – në margjina të një samiti të BE-së. më 26 tetor - mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?