Kosova & Rajoni

Vuçiç: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi me Kosovën

23 Prill 2021, 12:47| Përditesimi: 23 Prill 2021, 12:53

  • Share

Pas deklaratave të djeshme se vendet perëndimore kërkojnë nga Serbia njohjen e Kosovës, por nuk ofrojnë asgjë në këmbim. Ditën e sotme presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia është e gatshme për vazhdim të dialogut me Prishtinën dhe dëshiron të arrijë një zgjidhje kompromisi, deklaratë e dhënë gjatë një takimi me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.

"Serbia nuk po kërkon arsye për të mos arritur zgjidhje. Është veçanërisht e rëndësishme për ne që të zbatojmë marrëveshjet e rëna dakord kryesisht marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ne jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka," është shprehur presidenti serb.

Sipas tij, Beogradi nuk mendon se është mirë të kesh një konflikt të ngrirë sepse njëra palë gjithmonë mund ta shkrijë atë.

Në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb, Mass ka thënë se tani "është koha e duhur për vazhdim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe për të arritur rezultate”.

“Është e rëndësishme që ky dialog të mos mbahet vetëm për hir të dialogut, duhet të ketë rezultate. Gjermania është e gatshme të ndihmojë në këtë aspekt”, ka shtuar Maas.

Një ditë më parë, Maas ka vizituar Kosovën, dhe ka zhvilluar takime me krerë të lartë shtetërorë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?