Vuçiç refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje: Janë çështje e institucioneve shtetërore

2 Janar, 17:28| Përditesimi: 2 Janar, 19:41

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të dhunshme nga opozita.

Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha këtë të martë se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore serbe".

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar partinë e Vuçic për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Sipas Vuçiç koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, e kundërshton rezultatin zgjedhor sepse sipas tij,  nuk doli mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?