Richard Grenell dhe Aleksandër Vuçiç

Vuçiç dekoron ish të dërguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi! E kryqëzon opozita serbe: Sjellje fëmijërore

15 Shkurt 2023, 09:10| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 15:21

  • Share

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në qendër të kritikave nga opozita serbe pasi ka dekoruar ish të dërguarin e posaçëm për dialog në Kosovë e Serbi, Richard Grenell. Sipas mediave serbe, Vuçiç do e dekorojë me ‘Urdhër të Flamurit Serb’.

Nderimi për Grenellin u bë për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së.

“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, tha Vuçiç. I pyetur nëse Qeveria e Serbisë e ka paguar Grenellin për lobim, presidenti i Serbisë tha: “Nuk mendoj se po, por unë nuk jam në Qeveri”.

Mirëpo, nderimi i Grenellit në Serbi po shihet si veprim “fëmijëror” i Vuçiçit.  Biljana Stojkoviç, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe kryetare e partisë Zajedno, thotë për "Danas" se është mjaft e varfër dhe foshnjore për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë dekoratat dhe cilat duhet të jenë arsyet për dhënien e njëfarë mirënjohjeje.

Aris Movsesijan, ish-kryetar i Partisë së Re, thotë për Danas se lajmi i mirë është se presidenti Aleksandar Vuçiq të paktën ndonjëherë bën punën e tij.

Edhe analistë të tjerë kanë komentuar duke thënë se Grenelli do ta ketë tashmë derën të mbyllur.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?