Shfaqja e armatimit dhe pajisjeve ushtarake në Nish, Serbi, 14 shkurt 2024

Vuçiç prezanton sistem antidron, Serbia e bleu nga Rusia

14 Shkurt, 16:56| Përditesimi: 14 Shkurt, 16:58

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prezantoi sot një sistem rus për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin Serbia e bleu kohë më parë nga aleatja e vet, Rusia.

Sistemi ka për qëllim pengimin e kontrollit të dronëve dhe e mbulon një sipërfaqe prej 30 kilometrash, u tha gjatë shfaqjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake në qytetin jugor të Serbisë, Nish, gjatë një feste Kombëtare të Serbisë.

Në fund të janarit, Vuçiçi paralajmëroi për prezantimin e një sistemi të tillë antidron, por ai nuk tregoi se kur e mori Serbia saktësisht sistemin e ri, përveç se shtoi se “Serbia ka paguar për të shumë kohë më parë”.

Po sot, më 14 shkurt, gjatë shfaqjes së armëve në Nish, lideri serb paralajmëroi për investime shtesë në pajisje për Forcat e Armatosura të Serbisë, posaçërisht në artileri.


 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 15/02/2024 08:45

    Serbia paret i ben arme kundra shqiptareve dhe kroateve Kurse ne paret i cojm neper banka ofshore

    Përgjigju
  • Alb: 14/02/2024 17:33

    Lufte imagjinare kena then per PPSH. Po keta prese po armatosen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?