Kovaçevski dhe Vuçiç

'Vuçiç na kërkoi falje', Kovaçevski qetëson maqedonasit pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes

22 Gusht 2023, 16:23| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 16:26

  • Share

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në Athinë është treguar i gatshëm t’i kërkojë falje popullit maqedonas nëse ndihet i ofenduar me ndonjë deklaratë nga Beogradi zyrtar.

Gjatë takimkit në Athinë, Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, duket se kanë shfrytëzuar rastin për të biseduar mbi raportet me shtete.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryeministri i Maqedonisë së veriut, Dimitar Kovaçevski tha se diskutoi me Vuçiç keqkuptimet në lidhje me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Beogradin me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kovaçevski tha se vetë Vuçiç është treguar i gatshëm t’i kërkojë falje popullit maqedonas nëse ndihet i ofenduar me ndonjë deklaratë nga Beogradi zyrtar.

“Sonte folëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe nëse ndonjë qytetar maqedonas është ofenduar nga ndonjë mesazh i shtetit serb, ai personalisht do t’i kërkojë falje”, ka shkruar Kovaçevski, krahas një fotoje me Vuçiç.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 22/08/2023 19:03

    Du fashist serborus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?