Vuçiç: Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe

6 Qershor 2023, 20:31| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 20:35

  • Share

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin detyrimet e tyre duke formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit në Beograd me të dërguarit specialë të BE dhe SHBA, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin”, tha Vuçiç.

Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.


Lajmi kryesor:

Pasi i bënë 3 kërkesa Kurtit, Escobar dhe Lajçak takim 'kokë më kokë' me Osmanin! Kryeministri i Kosovës: Të ndalet dhuna dhe zhvillojmë zgjedhjet


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?