Aleksandër Vuçiç

Vuçiç 'kërcënues' ndaj Kosovës: Nëse përpiqet të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare e presin surpriza të pakëndshme

12 Janar 2021, 11:04| Përditesimi: 12 Janar 2021, 11:10

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është kthyer sërish deklaratave “kërcënuese”, ku thekson se nëse Kosova do të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të ketë surpriza të pakëndshme.

“Nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë. Ata e dinë që unë nuk po gënjej, dhe nuk jam i sigurt nëse do të reagonin pozitivisht Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre.”, ka thënë Vuçiç.

Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë. Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”, është shprehur Vuçiç.

Ai tha se problemi i Serbisë është se shqiptarët dhe evropianët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi, ndërsa Serbia është e gatshme, siç pretendon ai, për të diskutuar një sërë temash dhe aspektesh.

“Të gjithë ata dëshirojnë humbjen e Serbisë Të gjithë ata në një mënyrë apo në një tjetër, sidomos shqiptarët.”, shtoi Vuçiç.

Vuçiç ndër të tjera foli për forcën e Serbisë dhe “mençurinë e racionalitetin”.

Nëse e di që nuk mund të marrim gjithçka , por që ne mund të jemi po aq të kënaqur dhe të pakënaqur sa shqiptarët. Edhe pse jeni të fortë, nuk duhet të përdorni fjalë të ashpra, sepse ne po ndërtojmë paqen dhe duhet ta ruajmë atë. Forca serbe nuk duhet të nënkuptojë arrogancën, por mençurinë dhe racionalitetin”, ka thënë ai.

Më datë 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington pas disa shtysave është arritur marrëveshja ekonomike mes Serbisë edhe Kosovës, “Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike”.

Marrëveshja prej 16 pikash, përfshinë edhe obligimin e Kosovës të mos bëjë kërkesë për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare për një periudhë kohore 1 vjeçare.

Kjo mendohej se do të ishte shtysa për rënien dakord të marrëveshjes së Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve mes 2 shteteve, por ajo ende nuk ka ardhur pavarësisht nxitjeve nga ndërkombëtarët.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?