Aleksandër Vuçiç dhe Alexander Botsan-Kharchenko

Vuçiç informon ambasadorin rus për protestën në Beograd

25 Dhjetor 2023, 11:12
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka informuar për protestat e mbrëmshme (24 Dhjetor) në Beograd.

“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.

Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.

35 protestues u arrestua nga policia serbe pas protestave mbrëmjen e së dielës. 


Lajmi kryesor:

Protesta në Serbi, studentët bllokojnë hyrjen në një ministri, duan qasje në listën zgjedhore, Moska akuzon Perëndimin


S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?