Presidenti serb i 'dehur' në panair, këshilltarja i merr gotën: Po pret kryeministri shqiptar! Vuçiç: Rama s' ka pirë asgjë (VIDEO)

2 Shtator 2022, 18:09| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 18:36

  • Share

Ditën e djeshme në Beograd u zhvillua panairi i verës në kuadër të nismës së Bllkanit të Hapur. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama,  presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, dhe  kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në një video që po qarkullon në mediat serbe shihet se Vuçiç është duke provuar disa verëra gjatë panairit.

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljević,duke menduar se ai është dehur ia tërheq gotën, por Vuçiç reagon menjëherë duke thënë se këshilltarja e tij ka frikë se ka pirë shumë. Ajo i thotë se s’është e frikësuar por që kryeministri i Shqipërisë është duke pritur. Pas kësaj, Vuçiç thotë se kryeministri shqiptar nuk ka pirë asgjë.

 Beograd po mbahet Panairi i Verës që është titulluar "Vizioni i Verës" që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Të pranishëm në panair ishin kryeministri Edir Rama, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriur Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria. Panairi Ndërkombëtar i Verës do të qëndrojë i hapur për 4 ditë në kryeqytetin serb. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit unik të shijeve dhe aromave që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve.

Në panair do të prezantojnë produktet e tyre  edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • shite shqiprin: 03/09/2022 11:17

    ndoshta do i fal vucicit disa ara, pyll dhe neje pjese te detit

    Përgjigju
  • Qarte: 03/09/2022 01:11

    O Rama, tu bofte dita njemije. Bravo dhe bravo.

    Përgjigju
  • sugar: 02/09/2022 22:01

    ram surreli ke te presi, funi funit shqiperia shteri i funit ne ballkan

    Përgjigju
  • Scutari: 02/09/2022 19:27

    Kjo tregon se sa lart qëndron Rama në krahasim me këta muzhikët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?