Aleksandër Vuçiç

Vuçiç: E vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve ajo s’e ka njohur Kosovën

7 Nëntor 2023, 15:53
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis.

Pas takimit ai u shpreh se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presioneve. 

Vuçiç u shpreh se gjatë bisedës është biseduar për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimin reciprok, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Ne e vlerësojmë shumë faktin se Rumania, pavarësisht presioneve të forta ndaj të cilave është e ekspozuar, ende i qëndron vendosmërisht qëndrimit të saj për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë, dhe jemi mirënjohës për mbështetjen që marrim nga Bukureshti për progresin në rrugën tonë evropiane dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në qasjen e përgjegjshme të të gjithë të përfshirëve”, tha Vuçiç.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?