Vuçiç: E them edhe para Von Der Leyen, njohja e Kosovës s’është çështje për Serbinë

31 Tetor 2023, 15:55
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në Beograd Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Vuçiç ka thënë se gjatë takimit Von Der Leyen ka thënë të njëjtat gjëra që kanë thënë edhe Macron, Scholz dhe Meloni në takimet e Brukselit.

Vuçiç pretendon se Serbia është e gatshme të përmbushë obligimet e saj, megjithatë ka thënë se për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë kundër kushtetutës së saj.

“Ne ende nënkuptojmë gjithçka që thashë në Bruksel. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ajo i di detyrimet e saj, do t’i përmbushë ato. Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka thënë se “Serbia do të sillet me përgjegjësi për përmbushjen e obligimeve të saj duke pritur që të tjerët të përmbushin atë për të cilën u angazhuan 11 vjet më parë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sot se për Serbinë pavarësia e Kosovës nuk është çështje dhe se nuk e ka problem ta thotë këtë para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje, me krenari e them para Presidentes së Komisionit Evropian, ne i dimë obligimet tona nga dialogu, jemi të gatshëm t’i përmbushim, por duhet të theksoj një gjë që 11 vjet dhe para të gjitha marrëveshjeve, Prishtina e cila kishte vetëm një obligim, Asociacionin, nuk e bëri këtë”, tha Vuçiç.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?