Vuçiç: Dimër i vështirë po afrohet, BE të na ndihmojë! Do të punojmë bashkë për të gjetur zgjidhjen më të mirë

2 Shtator 2022, 13:27| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 14:48

  • Share

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli për krizën energjetike duke thënë se po afrohet një dimër i vështirë. Vucic tha se BE duhet të ndihmojë Ballkanin ndërsa shtoi se e ardhmja duhet t’i gjejë të përgatitur dhe do të punojnë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për këtë situatë.

"Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kemi patur një rritje me 1033 të numrit të kamionëve, por deri në më shumë se 7000,  tashmë kemi mbi 8000 kamionë që udhëtojmë midis dy vendeve.

Gjithashtu kjo ka përmirësuar tregtinë midis dy vendeve, pjesërisht për shkak të vlerës dhe çmimeve më të larta por gjithashtu edhe falë sasive të përgjithshme të mallrave dhe një shkëmbimi më të lartë tregtar nga 12%  deri në 29%, në varësi të vendeve për të cilat flasim drejt Republikës së Serbisë. Këto janë  shifra të rëndësishme, tregojnë se kompanitë tona, se prodhuesit tanë bujqësorë, fermerët, quajini si të doni, e dinë që kjo nismë është tejet e  rëndësishme për të.

Edhe disa gjëra që do të doja të thoja para se tua kaloja fjalën miqve lidhur me grupin e  krizave që kemi krijuar. Një dimër i vështirë po afrohet dhe kushdo që thotë ndryshe, nuk do t’ju thoshte të vërtetën.

Nuk ka premtim nga BE që të ndihmohet, për shkak të parave të shumta të përdorura për të mbledhur energjinë elektrike, ne do të përpiqemi të kërkojmë natyrisht ndihmën e tyre.

Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blere sasitë e nevojshme të energjisë nëse na lejojnë ta bëjmë këtë gjë do të jetë shumë e rëndësishme, do të jetë e shkëlqyer për të gjitha vendet tona për nismën e Ballkanit të Hapur, por gjithashtu edhe për Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi të pranishëm këtu. Natyrisht është një barrë edhe e tyre, por edhe për ne për t’i mbijetuar dimrit.

 Kemi folur për rëndësinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim cfarë është më e mira që do të bëhet për palët.

Cdo vendim për prodhimet bujqësore apo mishit nuk do i referohet vendeve të Ballkan i Hapur. Gjithcka do të kemi nevojë për vete, cdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithcka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam dicka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e  botës", tha Vuçiç.


Lajmi kryesor:

Kriza/ Rama-Vuçiç: Po afrohet një dimër i vështirë, vendet e Ballkanit të Hapur pranë njëra-tjetrës! I kërkojmë BE-së ndihmë financiare, të mos na braktisë si në pandemi (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?