Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandar Bocan

Vuçiç dhe ambasadori rus vizitojnë Shtëpinë Ruse, premtojnë bashkëpunim edhe më të thellë mes vendeve

10 Janar, 12:56| Përditesimi: 10 Janar, 12:57

  • Share

Ambasadori rus, Aleksandar Bocan Kharchenko ka shoqëruar gjatë një vizitë në Shtëpinë Ruse presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ambasadori rus tha se në Moskë e dinë se Vuçiç është sot në Shtëpinë Ruse dhe se i janë shumë mirënjohës. Sipas tij, marrëdhëniet në kulturë do të zhvillohen më tej.

Vuçiç tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe se gjithmonë mund të bëhet më shumë.

“Në kushte të vështira ia dolëm të mos shkelnim në fytyrë”, tha Vuçiç.

I pyetur për deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron se ai është “prokur i Rusisë”, presidenti serb u përgjigj se Serbia është një vend sovran dhe i pavarur, jo përfaqësues i Rusisë, Britanisë, Amerikës, Gjermanisë apo kujtdo tjetër.

“Serbia është krenare për pavarësinë e saj. Prandaj jam i zhgënjyer nga deklarata e zotit Cameron dhe historia se do të jemi ne ata që do të kryejmë destabilizimin e rajonit, sepse më duket se të tjerët po e bëjnë me ndihmën e atyre faktorëve që na japin mësime çdo ditë. Është e qartë se ju shqetësoni shumë njerëz kur doni të keni politikën tuaj. Ne do të vazhdojmë të kemi politikën tonë të pavarur, edhe në çështjen e Federatës Ruse", tha Vuçiç.

Ambasadori rus në lidhje me përgjigjen e Vuçiç shtoi i cili tha se Rusia nuk kërkon kurrë që një vend partner dhe vëlla, si Serbia, të kthehet në një vend prorus.

“Ne duam që vendi të respektojë interesin e tij kombëtar, sepse kjo ofron mundësi për marrëdhënie normale. Presidenti tha të vërtetën se vetëm në Serbi, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, është e mundur që njeriu t’i shikojë të gjitha kanalet dhe të nxjerrë përfundimet e veta", tha Vuçiç.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?