Aleksandër Vuçiç

Vuçiç: BE-ja gjithmonë u bën thirrje 'të dyja palëve' për çështjen e Kosovës, ne do të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe shtetërore

19 Nëntor 2023, 10:07| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 10:08

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se Bashkimi Evropian gjithmonë i fton “të dyja palët” në dialogun për Kosovën dhe theksoi se Serbia, pavarësisht situatës së vështirë, do të vazhdojë të kujdeset për interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.

I pyetur nga një gazetar se si e komenton faktin që i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se “të dyja palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka”, Vuçiç tha se Lajçaku dhe BE-ja e thonë këtë gjatë gjithë kohës.

“Ata thonë se gjatë gjithë kohës, gjithmonë do të jetë – të dyja palët, gjithmonë do ta krijojnë atë barazi mes të gjithëve. Nuk ka shumë fat apo sukses për ne, por në të njëjtën kohë duhet të kujdesemi dhe të mbrojmë të ardhmen tonë ekonomike. dhe gjithmonë të kujdesemi për interesat tona kombëtare dhe shtetërore, pasi nuk është e lehtë, as e thjeshtë”, theksoi ai

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?