Vuçiç: BE është partneri më i rëndësishën ekonomik për Serbinë! Von der Leyen: E duam Serbinë në BE

31 Tetor 2023, 15:49| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 15:50

  • Share

Në vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sot ka qëndruar në Beograd, ku është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili pas takimit tha se kanë realizuar bisedë shumë të mirë me të.

“Kemi pasur bisedime shumë të mira, do t’i kemi gjithë ditën, jam i kënaqur me vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, ardhja e saj në Beograd është shumë e rëndësishme për ne", tha Vuçiç pas takimit.

Von der Leyen theksoi se BE-ja dëshiron që Serbia të jetë në BE. Ndërkohë, Vuçiç tha se BE-ja si partneri më i rëndësishëm ekonomik do të thotë jetë për qytetarët e Serbisë, derisa shtoi se investitorët më të mëdhenj vijnë nga BE-ja.

“Republika e Serbisë është partneri kryesor tregtar i Bashkimit Europian nga Ballkani Perëndimor. Republika e Serbisë ka një peshë prej 50 për qind në eksportin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Pra, vetë Serbia 50%, të gjitha të tjerat 50 për qind dhe po ashtu në dhjetë vitet e fundit ka arritur mesataren më të lartë të rritjes vjetore të eksporteve në Bashkimin Europian në vlerë prej 14.4%”, tha Vuçiç.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen theksoi se qëndrimi europian është që Kosova të formojë Asociacionin, ndërsa Serbia njohjen de facto për Kosovën.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?