Aleksandar Vuçiç

Vuçiç ankohet në Davos: Kam paralajmërime se Kosova do ta ndalojë qarkullimin e dinarit serb

16 Janar, 20:43| Përditesimi: 16 Janar, 20:48

  • Share

President i Serbisë Aleksandar Vuçiç teksa po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar  ai.

Sipas tij kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?