Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka folur rreth ngarjes së dyshimtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zveçan ku u raportua se 2 të rinj serb janë dhunuar nga policia e Kosovës. Ai pati një sërë kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.
“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajtohen qytetarët serbë.
“Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.
Lajmi kryesor:
Vuçiç: Nuk takohem me Albinin në Bruksel! Kurti: Po bëjmë gjithçka për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer! Mediat serbe: Serbët do formojnë vetë asociacionin
B.V/ReportTv.al