E moshuara që ka humbur

Vuan nga skleroza, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të moshuarën që ka humbur në Shkozë

11 Prill 2023, 21:04| Përditesimi: 11 Prill 2023, 21:08

  • Share

TIRANË- Një zonjë e moshuar ka humbur dhe nuk mban mend shtëpinë e saj. Zonja e moshuar është konstatuar në Shkozë, e vetme. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.

Policia njofton se e moshuara nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?