Andrey Botikov

Vritet shkencëtari rus që punoi për vaksinën 'Sputnik V' të koronavirusit

4 Mars 2023, 09:41| Përditesimi: 4 Mars 2023, 09:42

  • Share

Një shkencëtar i lartë rus u gjet dje i vdekur në banesën e tij në Moskë. Andrey Botikov, i njohur si një nga 18 shkencëtarët që punuan vaksinën e koronavirusit Sputnik V në vitin 2020 është personi që u gjet i mbytur me rrip në veriperëndim të Moskës.

Një 29-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e shkencëtarit. Komiteti Hetues i Rusisë tha se e gjetën të dyshuarin shumë shpejt pasi ai u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Ata pretendojnë se e ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje.

Mediat ruse raportuan se i dyshuari, i njohur si Alexei Z, kishte kaluar 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale. Andrey Botikov ishte një studiues i vjetër në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë.

Ai kishte punuar më parë në Koleksionin Shtetëror Rus të Viruseve DI Ivanovsky Instituti i Virologjisë si shkencëtar i lartë. Atij iu dha ‘Urdhri i Meritës për Atdheun’ për punën e tij në vaksinën Sputnik V.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?