Vritet në Zvicër 37-vjeçarja shqiptare, nënë e 4 fëmijëve, arrestohet bashkëshorti

28 Maj 2023, 07:44| Përditesimi: 28 Maj 2023, 08:30

  • Share

Një grua 37-vjeçe nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey në Zvicër.

Prokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar është partneri i saj i cili edhe është arrestuar, shkruan media zvicerane Blick.

Gjatë ditës së premte, shtetasi kosovar 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partneren e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Partneri i saj, i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Viktima është nënë e 4 fëmijëve.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?