Florencia Guinazu me ish të dashurin vrasës

Vritet futbollistja në Argjentinë

9 Prill, 21:34| Përditesimi: 9 Prill, 21:35

  • Share

Futbolli argjentinas i femrave është në gjendje shoku pasi futbollistja 30-vjeçare Florencia Guinazu u gjet e vrarë dhe më pas u zbulua se krimi u krye nga ish i dashuri që më pas i kishte dhënë fund jetës.

Florencia Guinazu, futbolliste e Club Atletico Argentino (nivel rajonal), u vra në shtëpinë e saj të shtunën më 6 prill, sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale . Viktima ka vdekur nga asfiksia. Ajo ishte nënë e një djali shtatë vjeçar dhe një vajze pesë vjeçare.

Pasi kreu veprën tragjike, ish i dashuri i Florencia Guinazu la një shënim të ngjitur në derë ku shpjegonte krimin.

 "Thërrisni policinë, fëmijët janë vetëm”, ka shkruar vrasësi në derën e shtëpisë përpara se të vriste veten. Një mesazh i zbuluar nga një fqinj, i cili ngriti alarmin dhe më pas u zbulua e gjithë skena tragjike.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?