Vritet 33-vjeçari në Shkodër, i vëllai e gjen të ekzekutuar jashtë makinës! Shkak dyshohet një konflikt në lokal (EMRI+VIDEO)

21 Shtator 2023, 22:18| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 00:00

  • Share

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Një 33 vjeçar, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri rreth orës 21.48, të 21 shtatorit 2023.

Viktima, Valter Fierza u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë.

Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja Report Tv mëson se shkak i vrasjes së Valter Fierzës dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit në lokalin në qendër të fshatit Hot i Ri ku dhe banonte.

Forca të shumta policie dhe FNSh kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punë për identifikimin e autorit/ve

Dyshohet se në lokalin e fshatit, viktima ka qenë së bashku me të vëllanë, i cili pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth ngjarjes dhe personat me të cilin mund të jenë konfliktuar. 

33 vjeçari i cili u ekzekutua me pistoletë mbrëmjen e sotme nuk rezulton person me precedentë penal. 

Ora 22:56
Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, shkak një konflikt i çastit në lokalin e fshatit! Pamje nga vendi i ngjarjes

Burime për gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja bëjnë me dije se shkak i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza në Hot të Ri të Shkodrës dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit në lokalin e fshatit. Nga pamjet e para nga vendi i ngjarjes shihen se forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Ora 22:54
FOTO/ Vrasja në Shkodër, ky është 33-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme

1695329638_valterfierza.jpg

Personi që shihni në foto është Valter Fjerza, 33-vjeçari i cili u ekzektua mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Ora 22:34
Shkodër/ 33 vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët

33-vjeçari Valter Fjerza që u vra mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Hot të Ri të Shkodrës është gjetur i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, nga familjarët. Këta të fundit kanë njoftuar policinë.

Ora 22:29
Vrasje në Shkodër, ja çfarë thotë policia

1695328217_policianaten.jpg

Policia ka dhënë një njoftim për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër ku vdiq 33-vjeçari Valter Fjerza.

Njoftimi i policisë;

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 22/09/2023 06:44

    Vazhdojne krimet neper fshatra ose te kryera nga fshataret ne kete vend . I njihte mire ai udheheqesi kete rrace m…. prandaj i la me buke misri e me lopate ne dore 45 vjet .

    Përgjigju
    • mario: 22/09/2023 08:52

      Udheheqesi fshatar muti ishte bashke me ty. O katundar i pabukes,po vriten me shume ne qytete se ne fshatra o kufome tastiere..

  • San Giovanni: 22/09/2023 03:38

    Me se merrej viktima, apo edhe ky biznesmen?! Bie era kanabis prandaj. Duket që i ka ecur mirë, proteina, veshje firmato, normal edhe ndonjë Range dhe në fund muhabet i prishur e larje hesapesh....

    Përgjigju
  • Dukagjin: 22/09/2023 00:01

    Fierzat kane fillu serine e vrasjeve nga dukagjini Qe me policin e ndjere me mbiemer Fierza qe e vrane nga vitet 2000, Ndosha kane lidhje, vazhdojne hasmerite..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?