Foto ilustruese

Vritet 28-vjeçari në Gostivar, qëllohet me plumb në kokë përpara shtëpisë

18 Shtator 2022, 09:23| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 19:38

  • Share

Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase raportojnë se ai është qëlluar më armë zjarri në kokë përpara shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në Gostivar. 

28-vjeçari Gent Asani, nga Gostivari, është dërguar menjëherë në spital nga babai i tij për të marrë ndihmë mjekësore, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, e për pasojë humbi jetën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, apo arsyet përse mund të kenë çuar në vrasjen e të riut, por policia vendase po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një prej dëshmitarëve të ngjarjes rrëfen se dëgjuan të shtënat me armë dhe dolën menjëherë për të parë se çfarë po ndodhte por panë se i riu ishte i shtrirë në tokë ndërsa nëna qante sipër trupit të tij.

“Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, ka treguar dëshmitari për Gostivari Sot.

Ora 19:26
Del FOTO, kush është 28-vjeçari shqiptar që u vra në Gostivar! Dëshmitari: Kur dola jashtë pashë nënën që qante sipër tij

1663522745_2747CCD1C5DA4DFF877496606D512800.jpeg

Vrasja e 28-vjecarit shqiptar Gent Asani ka shokuar qytetarët e Gostivarit mbrëmjen e djeshme. Ai u qëllua teksa po hynte në oborrin e shtëpisë dhe banorët që dëgjuan krismat, dolën menjëherë jashtë për të parë se cfarë po ndodhte.

Njëri prej tyre rrëfen se viktima ishte shtrirë në tokë ndërsa nëna, e dëshpëruar për tragjedinë, qante sipër trupit të tij.

“Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, ka treguar dëshmitari për Gostivari Sot.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?