U shpërthen mina duke luajtur, vriten 9 fëmijë në Afganistan

1 Prill, 14:42| Përditesimi: 1 Prill, 14:48

  • Share

9 fëmijë afganë mbetën të vrarë nga shpërthimi i një mine me të cilën po luanin. Fëmijët e gjetën minën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero dhe u përkiste dekadave më parë, tha një zyrtar i talebanëve në Ghazni. Ai tha se shpërthimi vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç.

Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t'i shitur për të mbajtur familjet e tyre. Shumë vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?