Ushtria e Nigerisë po lufton xhihadistët në verilindje dhe militantët bandit në veriperëndim

Vriten 85 civilë të pafajshëm nga një sulm aksidental me dron i ushtrisë nigeriane

5 Dhjetor 2023, 11:09| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 11:10

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku si pasojë e një sulmi me dronë nga ushtria e vendit janë vrarë aksidentalisht 85 civilë. Fshatarët në Tudun Biri në shtetin Kaduna ishin mbledhur për festën e Maulud kur rreth orës 21:00 kur dëgjuan një shpërthim të madh.

“Ne as nuk mund të vraponim”, tha Danjuma Salisu, një e mbijetuar.

Sipas raporteve lokale, fshatarët u larguan nga zona, nga frika e sulmeve të mëtejshme.Zyrtarë të ushtrisë dhe përfaqësues nga qeveria e shtetit Kaduna kanë takuar pleqtë e fshatit, duke premtuar se të prekurit do të kompensohen.

Ushtria tha se kishte kryer “një mision rutinë kundër terroristëve, por pa dashje kishte goditur anëtarët e komunitetit”. Ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve, por besohet se 85 persona janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, raportojnë mediat e huaja.

Forcat e armatosura të Nigerisë kryejnë rregullisht sulme ajrore ndaj xhihadistëve dhe militantëve të Boko Haram në veri-lindje të vendit.

Sulme të tilla nga ushtria nigeriane kanë shkaktuar shumë viktima civile në të kaluarën. Të paktën 20 peshkatarë u vranë dhe disa u plagosën në një sulm në shtator 2021 në Këatar Daban Masara në liqenin Çad në veri-lindje, kur ushtria i ngatërroi me militantë.

Në janar 2017, të paktën 112 njerëz u vranë kur një avion luftarak goditi një kamp ku strehoheshin 40,000 njerëz të zhvendosur nga dhuna xhihadiste në qytetin Rann pranë kufirit me Kamerunin.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?